Nitaj: S’ka koncenzus për demarkacionin, të gjitha janë spekulime

Aktuale

Nitaj: S’ka koncenzus për demarkacionin, të gjitha janë spekulime

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 19:38
Muharrem Nitaj

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe kryeparalementari Kadri Veseli, dje kanë deklaruar se do të ftojnë në takim drejtuesit e partive opozitare në fillim të muajit tetor, për të diskutuar për çështjen e projektligjit për shënimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Mirëpo, partitë opozitare nuk kanë shprehen gatishmëri për këtë takim, pasi sipas tyre, nuk ka asgjë pozitive për të marrë pjesë dhe se qëndrimet pozitë – opozitë janë krejtësisht të kundërta për demarkacionin.

Anëtar i Kryesisë dhe Zëdhënës i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë për lajmi, se “Demarkacioni me Malin e Zi, sërish është shndërruar në temë debati e spekulimesh, se si është arritur pajtimi për zgjidhjen, korrigjimin, ndryshimin apo ratifikimin e projektligjit për marrëveshjen e kufirit.”

Sipas Nitajt, deri me sot nuk ka asnjë pajtim me Qeverinë se si do t’i qasemi zgjidhjes së demarkacionit.

“Por e vërteta është se deri me sot nuk ka asnjë pajtim me Qeverinë se si do t’i qasemi zgjidhjes së njërës së çështjëve më të rëndësishme në Kosovën e pasluftës, demarkacionit me Malin e zi”, theksoi Nitaj.

Zëdhënës i AAK-së, i ka quan thirrjet e Mustafës dhe Veselit si deklarata publike pasi ata nuk synojnë të arrijnë koncenzus për marrëveshje.

“Ka vetëm deklarata publike të liderëve të PDK-së e të LDK-së, se si do ta kërkojnë një koncenzus të gjerë për këtë temë, por s’ka asnjë fjalë se si do ta arrijnë këtë koncenzus. Për më keq, liderët e shumicës, opinionit të brendshëm i dërgojnë mesazhe për një pajtim në bazë koncenzuesi, e sa here flasin jashtë Kosovës thonë se si ratifikimi në Kuvend i demarkacionit, është çështje ditësh”, tha Nitaj.

Ndër tjerash, Nitaj theksoi se deri tash nuk ka asgjë konkrete nga kjo nismë, të gjitha janë spekulime.

“E vetmja gjë konkrete në këtë temë, është një nismë e një organizate joqeveritare, për të siguruar pajtimin e 5 kryetarëve të partive më të mëdha, për një koncenzus, por deri me tash nuk ka asgjë konkrete nga kjo nismë. Kjo është e vërteta, gjitha të tjerat janë spekulime”, u shpreh ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat