Selimi: Sfidat e Mijëvjeçarit – investimet në energji, ambient dhe shëndetësi

Aktuale

Selimi: Sfidat e Mijëvjeçarit – investimet në energji, ambient dhe shëndetësi

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 21:18
Petrit Selimi

Pranimi i Kosovës në programin Kompakt të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit, tregon për mbështetjen e qeverisë amerikane ndaj forcimit të ekonomisë së Kosovës, thotë koordinatori kombëtar i kësaj korporate në Qeverinë e Kosovës, Petrit Selimi.

Selimi ka folur për Zërin e Amerikës për pengesat e evidentuara, që kufizojnë investimet në Kosovë.

Ai ka bërë të ditur se po hartohen plane për t’u fokusuar në sektorët që do t’i sjellin më shumë të ardhura shoqërisë kosovare.

Sfida e Mijëvjeçarit do t’i fokusojë investimet në energji, ambient dhe shëndetësi, ka thënë Selimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat