Kryetari i LDK-së në Prizren reagon ashpër ndaj Kadri Veselit

Aktuale

Kryetari i LDK-së në Prizren reagon ashpër ndaj Kadri Veselit

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 26 shtator 2016 Në ora: 16:10
Kadri Veseli

Kryetari i Lidhjes Demokratike në Prizren, Hashi Avdyli ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Kuvendit, Kardi Veseli, ku ky i fundit dikujt në Kosovë po i pëlqejnë skenat e Sirisë dhe po bën thirrje edhe për skena të luftës.

Avdyli, në reagimin e tij shkruan se për 17 vite njerëzit e Klanit Pronto kanë uzurpuar çka do që iu ka ardhë në dorë, që nga asetet ekonomike, arsimore, juridike, pozitat , e punësimet, etj.

"Kosova do duhet ti aprovoj sa më shpejt ligjet e Xhunglës , ku më të fortit do uzurpojnë, përvetësojnë dhe do mbrohen me ligjin e Xhunglës së Kadri Veselit. Për 17 vite njerzit e Klanit Pronto kanë uzurpuar cka do që iu ka ardh në dorë, që nga asetet ekonomike, arsimore, juridike etj, pastaj pozitat , e punësimet , shkurt është uzurpuar Kosova. Prandaj ska se si të mos mbrohet mendësia e uzurpatorëve sepse ky ishte dhe është thelbi mendësisë politike (sado që tentohet të fasadizohet) të Pronto poltikës”, shkruan Avyli./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat