Analistët: Sondazhet në Kosovë me qëllime të caktuara por të dështuara

Aktuale

Analistët: Sondazhet në Kosovë me qëllime të caktuara por të dështuara

Më: 27 shtator 2016 Në ora: 23:46
ilustrim

Sondazhet nuk kanë storje suksesi në Kosovë, po konsideron analisti politik, Driton Selmanaj

Selmanaj tutje tha se sondazhet në shumicën e rasteve kanë dështuar, për shkak të mungesës së përvojës në këtë lëmi.

Ashtu si sociologu, Fadil Maloku edhe Driton Selmanaj pohoi në rtv 21 se sondazhet kanë një qëllim të caktuar dhe se në të gjitha rastet sondazhet nuk kanë pasur ndikim të madh në opinion.

Po ashtu Selmanaj theksoi se nuk duhet të realizohen sondazhe për rezultatet e zgjedhjeve në kohën kur ka tensione politike.

A janë të porositura nga ndokush, sa janë të besueshme dhe cili është ndikimi i këtyre sondazheve në vend duke marrë parasysh ndikim e sondazheve në vendet e huaja, sociologu Fadil Maloku theksoi se sondazhet nuk janë të paqëllimshme dhe se qëllimi i tyre mund të jetë i shumëllojshëm.

Tutje sociologu Maloku tha se sondazhet shumë pak kanë ndikim në publik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat