Lufta e Vetëvendosjes në Ballkan!

Aktuale

Lufta e Vetëvendosjes në Ballkan!

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 28 shtator 2016 Në ora: 12:42
Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të VV-së në kufirin me Malin e Zi

Albin Kurti, ish lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, tash deputet, në një takim në Tiranë, ditë më parë kishte paralajmëruar se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi mund të sjellë sërish luftë në Ballkan, gjegjësisht në Kosovë.

 “Kufiri është çështje e ndarjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falur. Në atë tokë është derdhur gjak dhe ne s’kemi gjak për të falur. Thaçi dhe Mustafa të japin dorëheqjen. Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë, kishte deklaruar Kurti në gjatë takimit Tiranë.

Në përkrahje të kësaj deklarate të Albin Kurti, sot ka dalë edhe anëtari tjetër i kësaj Lëvizje, Ylli Hoxha.

Hoxha duke përmendur krizat që janë duke ndodhur në botë, ka arsyetuar deklaratën e Albin Kurtit, ku ka theksuar disa prej arsyeve pse në Ballkan do të ketë luftë.

“Turqia po rreshqet drejt ndikimit te shtuar rus...Rusia ka okupuar gjysmen e Ukraines dhe Krimene, prej ku e rrezikon drejtperdrejte Stambollin...

Britania e Madhe po del nga BE-ja permes nje fushate te extremit te djatht....E djathta ekstreme po rrezikon ta merr Gjermanine, Francen dhe Austrine.... Hungaria po nderton fortifikate...... Perspektiva e integrimit per Ballkanin Perendimor ne BE eshte ndalur per nje kohe te gjate, ndersa perfshirja amerikane eshte me e ulta qe nga perfundimi i luftes se ftohte....

Kroacia dhe Serbia po intensifikojne garen e armatimit.... Republika Srpska po organizon referendum kunder vendimit te Gjykates Kushtetuese, perkunder presionit te theksuar SHBA-BE.... Dhe deklarata e Albinit qe ne 5 vitet e ardhshme ka gjasa te kete lufte te re ne Ballkan po ju duket e habitshme a? Kapni librat e lexoni pak aman, zaman!”, ka dekalruar Ylli Hoxha.

Por paralajmërimet e zyrtarëve të VV-së, për luftë, deri më tani pozita dhe presidenti Thaci i ka cilësuar si qesharake.

Po ashtu edhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk ka pranuar të komentojë deklaratën e ish-liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në lidhje me rrezikun për luftë në vitet e ardhshme.

Avni Islami, ekspert i sigurisë, për gazetën “Bota Sot”, thekson se mundësia për luftë mes Kosovës dhe Malit të Zi është minimale, duke mos përjashtuar faktin që mund të ketë incidente të izoluara nëse miratohet në kuvend.

“Shikuar nga aspekti i sigurisë, mundësia për luftë mes Kosovës dhe Malit të Zi është minimale,e megjithatë, nuk përjashtohen mundësitë për incidente të izoluara nëse miratohet në kuvend ky version I demarkacionit, por Deklarata e Presidentit Gjukanoviq , ku thotë se nuk jemi të interesuar për territor të Kosovës dhe se ne jemi për zgjidhje e pranueshme për të dyja palët , e ka ulur rrezikun deri në minimum për incidente në atë zonë”, ka thënë Islami.

Ai duke mos dashur të komentojë deklaratën e Albin Kurtit, ka thënë se ideja që të shkaktohet luftë nuk ekziston.

“Unë nuk i komentoi deklaratat e politikanëve e as të Albin Kurtit, por unë mendoi se ideja që të shkaktohet luftë nuk ekziston. Duhet të theksohet se në të dyja anët e kufirit janë trupat e NATO – os të dy shtetet janë të interesuara që të janë pjesë e aleancës ma të fuqishme botërore dhe do të thosha se mundësia për luftë mes dy shteteve është minimale”, tha Islami për gazetën “Bota Sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat