Kryeministri Mustafa vlerësoi përkrahjen e OSBE-së për proceset në Kosovë

Aktuale

Kryeministri Mustafa vlerësoi përkrahjen e OSBE-së për proceset në Kosovë

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 16:46
Isa Mustafa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Jean-Claude Schlumberger.

Gjatë takimit, u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm dhe përkrahjen e ofruar nga OSBE-ja për proceset demokratizuese dhe zhvillimore në Kosovë.

Kryeministri Mustafa e falënderoi ambasadorin Schlumberger për mbështetjen e tij gjatë punës në Kosovë, duke kërkuar përkrahje të mëtejme.

Ambasadori Jean-Claude Schlumberger vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat