Reagimi - Njohja nga BE, Idrizi: Ora e bardhë e Çamërisë

Aktuale

Reagimi - Njohja nga BE, Idrizi: Ora e bardhë e Çamërisë

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 23:16
Idrizi

Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Integrim ka reaguar menjëherë pas kërkesës zyrtare të Komisionerit Hahn për të trajtuar çështjen çame, duke e konsideruar si  ora e bardhë për Çamërinë.

Në deklaratën e tij, Idrizi thotë se puna e palodhur dhe dashuria për kauzën e rikthimit të dinjitetit të popullsise martire çame sot solli futjen zyrtare të çështjes ne axhendën zyrtare të BE.

Idrizi: Lajm i madh erdhi, ora e bardhë për Çamërine dhe padrejtesitë shekullore sapo trokiti….Komisioneri Hahn i kërkon zyrtarisht Greqisë të trajtojë çështjen çame në kuadër të axhendës së çështjeve të pazgjidhura mes dy vendeve.Kam përsëritur pa u lodhur se çështja çame është aq afër sa ne punojmë çdo ditë.Një punë e palodhur, sakrifica dhe dashuri për kauzën tonë të rikthimit të dinjitetit të popullsise martire çame sot solli futjen zyrtare të çështjes ne axhendën zyrtare të BE.Faleminderit te gjithëve. Fitorja jonë e rradhës. Ne nuk do harrojmë kurrë!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat