Fletarrestet e lëshuara nga Gjykatat Millosheviqiane të diskutohen në Bruksel

Aktuale

Fletarrestet e lëshuara nga Gjykatat Millosheviqiane të diskutohen në Bruksel

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 30 shtator 2016 Në ora: 12:06
Bruksel

Arrestimi i drejtorit të rajonal Policisë për rajonin e Mitrovicës së jugut, Nehat Thaqi, nga ana e autoriteteve të Serbisë , ka zgjuar debate edhe tek njohësit e çështjeve të siguresë dhe politikes. Ai u arrestua të mërkurën në mbrëmje rreth orës 20 në vendkalimin administrativ Konçul, gjatë lëshimit të vërtetimit për hyrje në territorin e Serbisë Qendrore. Çështja e arrestimeve të zyrtarëve të Kosovës, bazuar në akuzat për terrorizëm në bazë të kërkesave të Serbisë, janë shumë komplekse dhe kërkojnë zgjidhje urgjente.

Dhe kjo zgjidhje mund të bëhet vetëm me bashkëpunim presion ndërkombëtar kundrejt Serbisë. Analistët politikë dhe njohës të çështjeve të sigurisë vlerësojnë se arrestimi i oficerit Nehat Thaçi është një minim i synimit deklarativ për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës.

Sipas tyre, Kosova duhet të insistoj tek faktori ndërkombëtar që këto lista te të kërkuarve në emër të luftës të pastrohen dhe të mos përsëritën gjera të këtilla.

Ata pohojnë se këtë lojë duhet ta ndal shteti serb sepse fundja atyre do të ju kushtoi shumë ma shtrenjt dhe se as një zyrtar i tyre të mos ja mësyn për të vizituar Kosovën.

Arrestimet nga Serbia, për gjoja krime lufte apo terrorizëm janë shenjë e vazhdueshme e raportit që Serbia ka ndaj Kosovës

Burim Ramadani njohës i çështjeve të sigurisë ka thënë për “ Bota Sot” se arrestimet për gjoja krime lufte apo terrorizëm nga Serbia janë shenjë e vazhdueshme e raportit që Serbia ka ndaj Kosovës. Ai ka thënë se arrestimi i oficerit Nehat Thaçi është një minim i synimit deklarativ për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës. “ Institucionet e Kosovës, përkatësisht Qeveria e Kosovës, duhet që përmes Brukselit të bëjnë trysni direkte mbi Serbinë jo vetëm për këtë rast, por për të gjitha fletarrestet politike që janë lëshuar nga Gjykatat Millosheviqiane të Serbisë. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Drejtësisë, duhet që të ofrojë këshillim juridik për të gjithë qytetarët e Kosovës që janë në listat e INTERPOL-it nga ana e Serbisë. T'i këshillojë ata për pasojat që mund të kenë dhe në cilat vende mund të kenë pasoja”, ka thënë Ramadani.

Leon Duhanaj, analist politik ka thënë se duke qenë se Kosova nuk është anëtare e organizatave ndërkombëtare të sigurisë siç janë Europol dhe Interpol, nuk e ka as mundësinë e qasjes në informacionet zyrtare mbi të kërkuarit.

Sipas tij, e vetmja mënyrë për t’u informuar është ose përmes institucioneve ndërkombëtare siç është EULEX-si, apo kur të ndodhin arrestimet siç është tash rasti i fundit me komandantin e policisë për regjionin e Mitrovicës.

“Serbia edhe pse e din se nuk mund t’i zbatoj dënimet e synuara ndaj të kërkuarve shqiptar nën akuzat e deponuara për terrorizëm, prapë vazhdon t’i kultivoj me zell ndikimet dhe arrestimet e mundshme vetëm për një qëllim, diskreditimin dhe mohimin e pavarësisë së Kosovës për konsum të brendshëm. Politika, madje edhe shumë çarqe serbe jetojnë me çështje konspiracioni, ata kënaqen duke mashtruar veten dhe popullin e tyre kinse për kontrollin që i bëjnë Kosovës”, ka thënë Duhanaj.

Ai ka pohuar se përpos pakënaqësive të rastit, shantazheve dhe zvarritjes që i shkaktojnë një progresi të përgjithshëm, e dëmtojnë edhe të tashmen dhe të ardhmen e vet komunitetit serb në Kosovë.

“Ne kemi pasur disa raste kur zyrtarë shtetëror kosovarë, janë ndaluar në vendet e ndryshme, bazuar në listat e të kërkuarve nga Interpoli, por ky rasti i fundit është shqetësim i dyfishtë, sepse përpos që është arrestuar nga një akuzë e pabazuar, nuk është e çartë dhe nuk po dihet me saktësi se ku ndodhi arresti. Prandaj ky është një rast shumë i rëndë dhe se kërkon reagimin adekuat institucional”, ka thënë Duhanaj.

Ai vlerëson se reagimi në përgjithësi, nga ana institucionale është shumë i vakët. “ Për këso veprash dhe kundër këtyre abuzimeve duhet të jemi shumë më konsekuent, të jemi më kërkues ndaj komunitetit ndërkombëtarë, Qoftë edhe me kushtëzime për tërheqje të plotë nga dialogu. Nuk ka asnjë logjikë që ne të sillemi kinse po i normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë përderisa ata vazhdojnë të sillen si në kohen e Milloshëviçit”, ka thënë Duhanaj.

Ai ka theksuar se, Kosova duhet të insistoj tek faktori ndërkombëtar që këto lista te të kërkuarve në emër të luftës të pastrohen dhe të mos përsëritën gjera të këtilla. “Kjo casje duket të merr fund njëherë e mirë, por për të arritur këtë qëllim kërkohet maturi politike, konsistencë dhe vendosmëri e palëkundshme, në mbrojtjen e interesave shtetërorë”, ka thënë Duhanaj. Këtë lojë duhet ta ndal shteti serb sepse fundja do të ju kushtoi shumë ma shtrenjte

Avni Islami njohës i çështjeve të sigurisë ka thënë se brenda kësaj jave, autoritet e Serbisë i arrestuan dy zyrtarë të lart të shtetit të Kosovës, duket se ndalesa që ju bë Gjuriqit që të mos e vizitoi patriarkanën e Pejës ka bërë që të hakmerret Serbia apo në një far forme të bëj presion që në të ardhmen të mos ndalohen zyrtarët serb.

“ Unë nuk dua të besoi se institucionet e Kosovës të “ zbutin” qëndrimin e tyre lidhur me ardhjet e zyrtarëve shtetëror serb të cilët gojën e kanë plot nacionalizem dhe aspak nuk po i kontribuojnë në krijimin e klimës së mirëbesimit të minoritetit serb dhe shumicës së shqiptarëve. Këtë lojë duhet ta ndal shteti serb sepse fundja atyre do të ju kushtoi shumë ma shtrejt dhe se as një zyrtar i tyre të mos ja mësyn për të vizituar Kosovën”, ka thënë Islami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat