Kur Veton Surroi ishte krahu i djathtë i Hashim Thaçit

Aktuale

Kur Veton Surroi ishte krahu i djathtë i Hashim Thaçit

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 07:48
Hashim Thaçi dhe Veton Surroi

Sot ata janë kundërshtarët më të mëdhenj, që nuk i kursejnë fjalët më të ashpra ndaj njëri-tjetrit. Por, dikur Veton Surroi dhe Hashim Thaçi duket se ishin miq të mirë, sidomos pas përfundimit të bombardimeve, pasi kishin kaluar një kohë të gjatë bashkë gjatë bisedimeve të Rambouillet.

Kështu Veton Surroi dhe Hashim Thaçi, kishin bërë një sheti nëpër rrugët e kryeqytetit të porsaçliruar nga forcat serbe. Ata kishin hyrë simbolikisht edhe në lokalet e Hotelit Grand, I cili dikur ishte ndaluar për ‘kroatët, qentë dhe shqiptarët”. Surroi aty iu ishte drejtuar mediave të huaja në gjuhën angleze, derisa Thaçi kishte qëndruar në krahun e djathtë të tij.Video është marrë nga arkivi i AP'së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat