Presidenti flet nga Tirana për arrestimin e Nehat Thaqit në Serbi

Aktuale

Presidenti flet nga Tirana për arrestimin e Nehat Thaqit në Serbi

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 11:01
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur nga Tirana për arrestimin e drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaqi, nga autoritetet e Serbisë

Presidenti ka deklaruar se Kosova nuk mund t’i përgjigjet “arrestimeve me arrestime dhe dhunës me dhunë”. Ai ka deklaruar se institucionet janë duke u koordinuar me autoritetet ndërkombëtare për zgjidhjen e kësaj çështje sa më shpejt.

Drejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës është arrestuar me akuza për terrorizëm si pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenti ka përsëritur se UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare të drejtë dhe të pastër.

Sipas Thaçit, ky veprim arbitrar nga autoritetet e Serbisë ka ngjallur reagimet e institucioneve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat