Abdixhiku: Rreziku vjen nga ata që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës

Aktuale

Abdixhiku: Rreziku vjen nga ata që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 21:14
Lumir Abdixhiku

(E plotësuar) -  Drejtori i Institutit Riinvest dhe analisti i çështjeve politike e ekonomike, Lumir Abdixhiku, ka folur për Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje, parti të cilat paraqesin anë të kundërta, por që në thelb janë njësoj të dëmshme për Kosovën.

Abdixhiku ka thënë se “metodat që po përdor Vetëvendosje për të marrë pushtetin janë të ngjashme me ato që përdorte PDK në periudhën e pasluftës”.

I pyetur se cila është e keqja më e vogël në mes PDK’së dhe VV’së, Abdixhiku është përgjigjur: “Refuzoj të zgjedh mes klanit Pronto dhe atyre që provojnë me çdo mënyrë rrënimin e shtetit, nuk mund të përkrahesh vetëm se kundërshton kapjen e shtetit”.

“LDK ishte formuar për shpëtim, por është drejt shkatërrimit për shkak të flirtimit me PDK’në. Kjo e fundit është kapëse e shtetit dhe e tillë mbetët deri në largim, por rreziku më i madh vjen nga ata që e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Abdixhiku në “Komiteti”.

Ndër të tjera, Abdixhiku ka folur edhe për akuzat propagandistike të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila përmes disa ueb-sajteve të ndryshme po bën fushatë kundër tij.

Abdixhiku: Mbështes çdo ide të re në politikë 

Sonte, në emisionin "Komiteti", drejtori i Institutit Riinvest dhe analist i çështjeve politike e ekonomike, Lumir Abdixhiku, ka folur për krijimin e një partie të re nga kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari dhe një grup i caktuar nga i ish-subjekti "Fryma e Re" (FER).

"Në fillim nuk ka qenë lëvizje e organizuar mirë, ka qenë eufori e kohës dhe dalje e vështirë nga partitë e tyre, pasi  kanë shpërthyer me idenë e formimit të partisë së re e pa organizuar mire”, thotë Abdixhiku.

Megjithatë, Abdixhiku thotë se ai do të mbetet gjithmonë një ithtar i krijimit të një identiteti të ri politik dhe kjo është e mundur vetëm, nëse mendjet më te mençura të të gjitha partive bëhen bashkë. Ai vlerëson se duhet përfshirë edhe fytyra të reja, të cilat nuk janë të njohura për popullin, por janë të jashtëzakonshme në profesionet e tyre dhe mund të sjellin frymë të re në skenën politike.

Sipas Abdixhikut, kjo frymë e re politike nuk duhet të ketë parime mbi shtetësinë dhe duhet ta ruajë partneritetin ndërkombëtar pa e kthyer atë në servilitet.

I pyetur se, a do të jetë pjesë e politikës kosovare, Abdixhiku është përgjigjur: "Pa u krijuar një rrethanë e re politike është e pamundur të ndryshohet ndonjë gjë dhe opsioni i vetëm i këtij vendi është krijimi i një ideje të re politike". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat