Thaçi në Vjenë me homologët e tij nga rajoni, diskutojnë për integrimin e Ballkanit

Aktuale

Thaçi në Vjenë me homologët e tij nga rajoni, diskutojnë për integrimin e Ballkanit

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 11:21
Hashim Thaçi

?Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të udhëtojë sot për në Austri, me ftesë të Lëvizjes Paneuropa, e cila këtë vit shënon 100 vjetorin e themelimit të saj.

Sipas një njoftimi të Presidentcës, Thaçi, bashkë me presidentë të tjerë të rajonit, do të jetë pjesëmarrës në panelin kryesor të këtij kongresi, ku do të diskutohet për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Këtë vit, ky kongres organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Austrisë.

Kongresi panevropian është një forum më ndikim në Evropë dhe për një kohë të gjatë është  udhëhequr nga Otto von Habsburg, i cili ka qenë një mik i madh i Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat