Rakiç: Ligji për Trepçën nuk do të jetë i zbatueshëm në veri!

Aktuale

Rakiç: Ligji për Trepçën nuk do të jetë i zbatueshëm në veri!

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 12:33
Goran Rakiq

Kryetari i Mitrovisë Veriore, Goran Rakiç, ka paralajmëruar Qeverinë e Kosovën se Ligji për Trepçën nuk do të jetë i zbatueshëm në veriun e Kosovës.

Në mbledhjen mes të zgjedhurve serb të Kosovës që po ndodh në Zveçan, Rakiq projektligjin për Trepçën e ka quajtur skandaloz.

“Vendimet e njëanshme që mirren pa u konsultuar me përfaqësues të qeverisë së Serbisë do të konsiderohen të pavlefshme dhe si të tilla nuk do të mund të implementohen në veri të Kosovës”, ka thënë Rakiç. Ai ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar që të intervenojë dhe të mos e lejojë këtë ligj, që ai e ka quajtur “skandaloz”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat