Gjykata e Apelit e UNDP lansojnë buletinin për praktika gjyqësore

Aktuale

Gjykata e Apelit e UNDP lansojnë buletinin për praktika gjyqësore

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 08:52
Gjykata

Gjykata e Apelit, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë sot Buletinin e dytë për Praktika Gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Pallatin e Drejtësisë, me fillim në orën 10:00.

Buletini, që përmban udhëzime specifike, përfshirë praktikat kjartësuese dhe ato unifikuese, do të shërbejë si mjet për të harmonizuar praktikat gjyqësore që do të rezultojë në ngritjen e efikasitetit të gjykatave dhe prokurorive.

Ky aktivitet është pjesë e projektit të UNDP-së “Përkrahje Fuqizimit të Sundimit të Ligjit në Kosovë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat