Nisma: Kërkesa e Hashim Thaçit, një parullë false

Aktuale

Nisma: Kërkesa e Hashim Thaçit, një parullë false

Më: 11 tetor 2016 Në ora: 13:10
Ilustrim

Nisma për Kosovën, përmes një komunikate për media ka reaguar për kërkesën e Hashim Thaçit për zbardhjen e krimeve të pas luftës.

Në reagim thuhet se Nisma konsideron se kërkesa e Hashim Thaçit për zbardhjen e të gjitha krimeve që janë kryer në Kosovë gjatë dhe pas luftës, është vetëm një parullë false përmes së cilës ai nuk ka për qëllim vënien e drejtësisë në vend, përkundrazi ky veprim i tij përbën një tentim për të zhvendosur vëmendjen e publikut nga aferat e shumta ku ai del të jetë i përfshirë, sidomos nga kjo e djeshmja me ish-guvernatorin Hashim Rexhepi.

Gjithashtu, kjo parti ka kërkuar nga Prokuroria dhe Gjyqësia që ta hetojë me prioritet deklarimin e Hashim Rexhepit, i cila ka sjellë akuza të rënda ndaj një grupi kriminal në krye të cilit ai thotë të ketë qenë Hashim Thaçi, qëllimi i të cilit ishte përdorimi i milionave te Trustit të Kursimeve për interesa kriminale. Ky rast duhet të hetohet në mënyrë që të ndriçohet deri në fund./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat