Nehat Thaçi “zbret” në Kuvendin e Kosovës

Aktuale

Nehat Thaçi “zbret” në Kuvendin e Kosovës

Nehat Thaçi Nga Nehat Thaçi Më 11 tetor 2016 Në ora: 18:05
Nehat Thaçi

“Arrestojeni Marko Gjuriqin një njeri që po sfidon Policinë e Kosovës dhe ligjet e Kosovës dhe ky do të ishte hapi parë i normalizimit të raporteve të Serbisë. Ka 13 ditë që nuk i ndihet zëri Qeverisë së Kosovës për Thaçin dhe posa u përmenden bisedimet ata reaguan. Një shtet i cili nuk mund ta ndal asnjë kamion që futet nga Serbia në Kosovë nuk pritet qe të lirohet Thaçi”,  ka thënë deputeti Rexhep Selimi.

Ndërkohë që gjatë paradites të së martës,  deputetët nuk diskutuan fare gjatë seancës plenare për gjendjen në veri, e cila nuk ka ndonjë ndryshim nga vitet e kaluara pavarësisht marrëveshjeve të arritura në Bruksel, pasdite ata kanë folur rreth arrestimit të drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës z. Nehat Thaçi, që tashmë gjendet në paraburgim në Serbi.  

Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Zenun Pajaziti tha. se veprimet e tilla nga ana e Serbisë vazhdojnë të mbesin sfiduese për Kosovën, duke aluduar në arrestimin e Nehat Thaçit.  “Edhe ky debat që është iniciuar  sot përbën një nga sfidat tona na u imponua në kushte dhe rrethana që nuk kishim nevojë.

Ky debat le të shërbejnë dhe të shndërrohet në atë formë që të bëhet përpjekje që të lirohet Nehat Thaçi nga burgu” ka thënë Pajaziti. Ai ka shtuar, se tashmë me veprimet e fundit nga Serbia lë të kuptohet se asnjë nga qytetarët e Kosovës nuk janë të sigurtë që  të udhëtojnë nëpër Serbi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni Mërkuren në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat