Ministrat raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Aktuale

Ministrat raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 07:52
Foto arkiv

Sot do të mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në të cilën pritet të shqyrtohen raportet e auditimit të vitit 2015 për disa nga ministritë.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se të ftuar janë ministri i Financave, Avdullah Hoti, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtic dhe ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Në këtë mbledhje të Komisionit, të ftuar janë edhe Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani dhe drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjoci.     

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur me datë 21.09.2016;

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për vitin 2015. Të ftuar ministri i Financave, Abdullah Hoti, ministri i MAP- it, Mahir Yagcilar dhe Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm;

Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për PVF e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2015, i ftuar ministri Dalibor Jevti?;

Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për PVF e Ministrisë së Shëndetësisë, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2015, i ftuar ministri i MSH-së z.Imet Rrahmani;

Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për PVF të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2015, i ftuar z.Curr Gjoci;

Të Ndryshme;

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat