Mustafa uron shefin e ri të OKB'së, pret përkrahjen e tij për Kosovën edhe në të ardhmen

Aktuale

Mustafa uron shefin e ri të OKB'së, pret përkrahjen e tij për Kosovën edhe në të ardhmen

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 19:38
Guterres

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka uruar ish-kryeministrin e Portugalisë, Antonio Guterres, me rastin e zgjedhjes zyrtare në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Mustafa ka shprehur bindjen se Guterres është zgjedhja e duhur në këtë pozitë të rëndësishme për Organizatën e Kombeve e Bashkuara, bën të ditur një komunikatë nga Kryeministria.

Kryeministri, i cili ka pasur rastin të takohet me Guterres gjatë vizitës së fundit në Nju Jork, ka shprehur besimin se sekretari i ri i OKB'së do të vazhdojë përkrahjen e tij për Kosovën dhe proceset e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat