Çfarë tha Donald Trump për “Luftën e Kosovës” në 8 tetor 1999?

Aktuale

Çfarë tha Donald Trump për “Luftën e Kosovës” në 8 tetor 1999?

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 22:13
Donald Trump

Ai njihet për deklarata kontraverse ndaj politikave të SHBA-së, meksikanëve, muslimanëve, por edhe të drejtat e grave. Së fundi është mbështetur edhe nga terroristi serb Vojislav Sheshel, ndërsa ka pas deklarata jo mbështetëse ndaj pavarësisë asaj që është bërë në Kosovë. Por çfarë thoshte Trumpi për intervenimin e NATOs në Kosovë në intervistën e dhënë për ish moderatorin e CNN, Larry King. Në vijim botasot.info ua sjell të përshtatur dy pyetjet që kanë të bëjnë rreth Kosovës. Por ajo që spikat në intervistë, ai do "intervenonte pak më ndryshe nga Clinton," dhe thumbon zhvillimet e gjysmës së dytë të vitit 1999 kur filloj sipas tij, shpërngulja e etnive tjera nga Kosova, shkruan "Bota sot".

Por ne nuk e dijmë, përshembull rastin tënd dhe të Kosovës. Do bënit atë çfarë bëri Clintoni?

TRUMP: Po, unë do ë bëja pak më ndryshe. Dhe normalisht kjo do tingëllonte e tmerrshme. Por shikoni kërdinë dhe babëzinë që ata kanë bërë në Kosovë. Unë mendoj, ne duhet të themi se kemi humbur shumë pak persona. Sigurisht, ne kishim aeroplanë që fluturonin 75.000 feet (rreth 22.000 m) lartësi duke hedhur bomba. Por shikoni çfarë ne kemi bërë të ky vend, tek ajo popullatë dhe viktimat që ne kemi shkaktuar.

Tani, ata nuk janë të kënaqur me ne dhe aleatët përshkak se ne fluturonim lartë me aeroplanë. Por në të njëjtën pikë, ju duhet të dërgoni trupa tokësore që askush të mos kalojë kufinjtë dhe asgjë tjetër. Shumica e njerëzve dakordohen me këtë.

Tani, a do vriteshin njerëzit? Ndoshta, ndoshta shumë. Por sëpaku do kishit më pak vdekje. Dhe ju nuk do shikonit kërdinë dhe terrorin që keni parë tani. Pra, ju e dini, nuk e di nëse ndokush e konsideron sukses, sepse unë nuk e konsideroj si të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat