Adem Salihaj përgënjeshtron Hashim Thaçin

Aktuale

Adem Salihaj përgënjeshtron Hashim Thaçin

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 17:58
Adem Salihaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Adem Salihaj, e ka përgënjeshtruar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, i cili tha mbrëmë në Zona e Debatit ish-Presidenti Ibrahim Rugova në vitin 2005 – kur ndaj tij u bë atentat – ishte duke dashur të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

Salihaj në Info Magazine ka thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se Rugova asnjëherë nuk ka pasur ndërmend të bëjë koalicion me PDK-në, madje ka qenë kategorik kundër një delegacioni të tillë.

“Unë e them me bindje të plotë dhe me siguri të plotë se Rugova ka qenë duke ardhur në Presidencë për t’u takuar me Havier Solanën dhe unë kam qenë prezentë në atë takim, as një bisedë dhe as një fjalë nuk ka pasur nga presidenti që do të takohet me Thaçin”, ka thënë Salihaj.

“Pra Rugova është sulmuar me eksploziv dhe më pas nga aty ka ardhur në takim me Solanën. Ai ka qenë i shqetësuar, e ka ndezur një cigare dhe ka thënë ‘edhe një herë zoti më shpëtoj’”.

“Rugova ka qenë shumë i kënaqua që kishte mundur të bënte koalicion me AAK-në e jo me PDK-në, sepse ai në asnjë mënyrë nuk do të pranonte një koalicion me PDK-në”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat