Bekim Haxhiu i dhuron mëditjen e tij familjes së Nehat Thaçit (Dokument)

Aktuale

Bekim Haxhiu i dhuron mëditjen e tij familjes së Nehat Thaçit (Dokument)

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 18:49
Bekim Haxhiu

 Pasi të mërkurën deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e votuan propozimin që mëditjet për seancën e djeshme ta dhurojnë familjes së drejtorit rajonal të Mitrovicës, Nehat Thaçi, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu e ka bërë këtë veprim.

Haxhiu përmes rrjetit social Facebook ka njoftuar se sot i ka dhuruar mëditjen e tij familjes së Nehat Thaçin.

“Duke qëndruar panë fjalës së dhënë, sot pagën time të deputetit dhe meditjen e një mbledhje e dhurova për familjen Nehat Thaçin.

Përkrahja financiare nuk ka qenë kërkesë e familjes se Nehat Thaçit, por ky ishte vullnet i imi për të ju gjendur atyre në këto momente të vështira që po i kalojnë si familje.

Uroj që kolonel Nehat Thaçi sa më shpejt të lirohet, të kthehet në Kosovë pranë familjes, miqëve dhe kolegëve në vendin e tij të punës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook./BS

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat