Anglezi i UÇK-së: Shtetasit e Kosovës janë të pathyeshëm

Aktuale

Anglezi i UÇK-së: Shtetasit e Kosovës janë të pathyeshëm

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 20:11
Jon Harrison

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jon Harrison, që në luftën e Kosovës kishte ardhur nga Anglia ka thënë po i bëhet nder i madh që një rrugë në Prizren do të mbajë emrin e tij.

“Duhet të falënderoj zyrtarët e komunës që po emërojnë një rrugë me emrin tim. Është gjëja më e jashtëzakonshme që më ka ndodhur në jetë – që një rrugë të emërohet me emrin tim”, ka thënë Harrison në Info Magazine.

Madje Harrison tha se nuk do të mund të përmbahet ditën kur të ndodhë inaugurimi i rrugës.

“Nuk besoj që do të mund t’i mbaj lotët atë ditë”.

Ai edhe njëherë tjetër ka folur për krenarinë që ndjenë që ishte pjesë e UÇK-së.

“Jam shumë krenar me emblemën e UÇK-së, ndaj e mbaj gjithmonë me vete. Edhe unazën e mbaj gjithmonë, sepse paraqet brigadën time. Ndërsa familja ime është shumë krenare për punën që kam bërë në Kosovë”.

Gjithsesi, Harrison nuk e ka mohuar se Kosova ka shumë probleme, por ai thotë se ka besim në një veti të kosovarëve.

“Mendoj që e kemi një boshllëk të madh, flas këtu për nivelin e papunësisë dhe standardin e jetës. Por një gjë që kam mësuar nga kosovarët është se ata janë të pathyeshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat