Sot protestohet kundër dhunës ndaj 16-vjeçares në Rahovec

Aktuale

Sot protestohet kundër dhunës ndaj 16-vjeçares në Rahovec

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 08:29
Ilustrim

Sot do të protestohet në Prishtinë kundër dhunës që iu bë vajzës nga Rahoveci nga xhaxhai i saj.

Marshi protestues është organizuar nga Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës dhe mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 12:00. Ndërsa, protesta do të vazhdojë edhe të hënën në të njëjtën orë.

Kështu ka njoftuar ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku ka bërë të ditur se

“Videon e kemi parë shumica prej nesh, më e tmerrshme është deklarata e policisë, drejtorit të shkollës dhe nënës së saj. Nuk arsyetohet dhuna. E lus secilin që ka kohë e mundësi nesër t’i bashkohet protestës dhe ta shpërndaj lajmin.Organizator është ndërgjegjja qytetare”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat