Kusari-Lila nuk e konfirmon ri-kandidimin për Gjakovën

Aktuale

Kusari-Lila nuk e konfirmon ri-kandidimin për Gjakovën

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 09:55
Mimoza Kusari

Mimoza Kusari-Lila, aktualisht kryetare e komunës së Gjakovës, nuk e ka konfirmuar se a do të rikandidojë edhe për një mandat të ri në krye të Gjakovës. Kusari-Lila ka thënë se shumë shpejt do të prezantohet partia e re, në të cilën ajo është bashkëthemeluese me deputetin tashmë të pavarur, Ilir Deda.

“Është e pakontestueshme që Mimoza do të jetë çdo herë e fokusuar për Gjakovën. A do të thotë kjo që do të ndodhë edhe një rikandidim apo vetëm fokusi nga zgjedhjet e përgjithshme, mbetet të shihet. Pra, nuk mund të bëjë një konfirmim për rikandidim tash”, tha Kusari-Lila në për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit.

E pyetur se a qëndron prapa deklarimeve për finalizim të partisë së re brenda muajit tetor, Kusari-Lila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejt duke e ndërlidhur ‘Maratonën e Malsisë’, që po zhvillohet sot, me përgatitjet që po bëhen për Partinë e re.

“Partia e re do të prezantohet shumë shpejt. Edhe përgatitjet për Partinë e re janë maratonike”,tha Mimoza Kusari –Lila.   

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat