Hoxhaj dëshiron më shumë shkëmbime midis Kosovës dhe OSBE'së

Aktuale

Hoxhaj dëshiron më shumë shkëmbime midis Kosovës dhe OSBE'së

Më: 15 tetor 2016 Në ora: 14:31
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar shefin e ri të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Jaan Braathu, të cilin e ka uruar për postin e ri në një organizatë që ka shumë rëndësi për Kosovën dhe demokracinë e saj të re.

Hoxhaj e ka falendëruar Ambasadorin Braathu për kontributin e tij, si dhe ka shprehur nevojën që të ketë edhe më shumë shkëmbime dhe bashkëpunim mes institucioneve të Kosovës dhe OSBE-së.

“Pata një takim shumë të mirë dhe njoftues me shefin e ri të misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Jan Braathu. Është një mundësi e jashtëzakonshme për institucionet dhe shoqërinë tonë që të përfitoj edhe më shumë nga kjo organizatë në avancimin e demokracisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë” ka thënë Hoxhaj.
 
Hoxhaj  dhe Braathu janë pajtuar për një dinamizim më të madh të shkëmbimeve me OSBE-në e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në konsolidimin e demokracisë në Kosovë.
 
Braathu para këtij funksioni të ri, ka shërbyer për shumë vite Ambasador i Norvegjisë në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat