Delegacioni i KQZ të Kosovës vëzhgon zgjedhjet në Mal të Zi

Aktuale

Delegacioni i KQZ të Kosovës vëzhgon zgjedhjet në Mal të Zi

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 11:19
Pamje nga takimi

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovs, kryesuar nga kryetarja Valdete Daka po qëndrojnë në Mal të Zi për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot.
Para ditës së zgjedhjeve, kryetarja e KQZ të Kosovës është pritur në takim nga kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Malit të Zi, Budimir Saranovic.

Gjatë këtij takimi, kryetarja Daka uroi që dita e zgjedhjeve të përmbyllet suksesshëm, ndërsa Saranovic falënderoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës për interesimin e shprehur për të vëzhguar nga afër procesin e votimit në Mal të Zi.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryesuesja e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Nazmije Ibrahimi si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi.

Delegacioni i KQZ-së, ku janë edhe anëtarët Ilir Gashi, Sami Hamiti, Binak Vishaj, Ercan Spat dhe Nenad Rikalo, do të qëndrojë në një numër të madh qendrash votimi për të vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat