Shtetasit serbë, të arrestuar në Mal të Zi, në mbajtje 72 orë

Aktuale

Shtetasit serbë, të arrestuar në Mal të Zi, në mbajtje 72 orë

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 13:08
Ilustrim

Për të gjithë 20 shtetasit serbë të arrestuar në Mal të Zi si të dyshuar për sulme terroriste në këtë shtet janë ndaluar për 72 orë në mbajtje, bën të ditur televizioni shtetëror i Malit të Zi.

Shtetasit serbë të cilët janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës janë dëgjuar nga Prokurorinë Speciale deri në mëngjesin e së hënës.

Në krye të këtij grupi kriminal qëndron ish shefi i xhandarmërisë serbe Bratisllav Dikiq.

Prokuroria Speciale dyshon se të arrestuarit kanë dashur që të kryejnë sulme të armatosura pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, ta marrin Kuvendin me dhunë si dhe të kidnapojnë kryeministrin Millo Gjukanoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat