Gjermania pritet të jap 47 milionë euro grante në Kosovë

Aktuale

Gjermania pritet të jap 47 milionë euro grante në Kosovë

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 11:58
Ilustrim

Që nga pas lufta, Qeveria e Kosovës ka përfituar nga Qeveria Federale e Gjermanisë në formë granti dhe kredie për asistencë teknike dhe financiare vlerën prej 510 milion euro për projekte të rëndësishme në sektorët e lartpërmendur. Për më tepër, Qeveria Federale e Gjermanisë është njëri ndër partnerët kryesor dhe më të rëndësishëm të vendit me një kontribut të jashtëzakonshëm drejt arritjes së qëllimeve për zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe integrim evropian.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për media, përmes të cilit njoftohet se një delegacion nga Kosova po merr pjesë në negociatat ndërqeveritare me Qeverinë Federale të Gjermanisë të cilat po mbahen në Berlin, ku pritet të negociohen zotimet e Qeverisë Federale të Gjermanisë për vitin 2016 dhe 2017.

“Delegacioni i Qeverisë së Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministri i Financave, Avdullah Hoti,  i shoqëruar nga përfaqësuesit e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenie Sociale, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinore, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, po merr pjesë në negociatat ndërqeveritare me Qeverinë Federale të Gjermanisë të cilat po mbahen në Berlin, ku pritet të negociohen zotimet e Qeverisë Federale të Gjermanisë për vitin 2016 dhe 2017”, thuhet në njoftim.

Nga njoftimi bëhet e ditur se vlera totale e këtyre zotimeve pritet të arrijnë rreth 47 milion euro grante, në formë të asistencës financiare dhe teknike për projekte shumë të rëndësishme për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të vendit.

Sektorët që do të përfitojnë nga këto zotime janë ai i ujërave, energjisë, ambientit, edukimit si dhe disa sektorë të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat