Kushëriri, Dardan Molliqajt: Nëse nuk distancohesh nga deklaratat e Abazit, prej sodit as n'vdekje e, as n'dasmë

Aktuale

Kushëriri, Dardan Molliqajt: Nëse nuk distancohesh nga deklaratat e Abazit, prej sodit as n'vdekje e, as n'dasmë

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 22:09
Dardan Molliqaj

Sekretari për marrëdhënie me jashtë i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi, sot, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se kush është për shtetin e Kosovës e ka babë Serbinë, duke bërë që të ketë reagime të shumta të opinionistëve dhe njerëzve të politikës.

Deklarata e Abazit ka irrituar keq edhe të afërm të Dardan Molliqajt, sekretarit organizativ të Vetëvendosjes.

Njëri prej tyre madje e ka paralajmëruar ashpër këtë të fundit.

Image

"Nëse që sot nuk distancohet nga ofendimet e Boiken Abazit kushëriri im i miri Dardan Molliqaj, atëherë prej sodit me të as n'vdekje e, as n'dasmë", ka shkruar Arif Molliqi në Facebook. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat