AAK pas raportit të DASH-it mbi trafikimin: Viktimat vijnë si shkak i Qeverisë së korruptuar

Aktuale

AAK pas raportit të DASH-it mbi trafikimin: Viktimat vijnë si shkak i Qeverisë së korruptuar

Më: 19 tetor 2016 Në ora: 09:55
Ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e vlerëson tronditës realitetin që e përshkruan Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) në Raportin e vitit 2016 mbi Trafikimin me Qenie Njerëzore.

Sipas këtij subjekti politik, është tronditëse përgjegjësia që administrata amerikane në mënyrë direkte i vendos Qeverisë së Kosovës, duke e vlerësuar si “krijuese të mjedisit që mundëson krimet e trafikimit”.

 Duke iu referuar raportit në të cilin thuhet se  “Korrupsioni qeveritar krijon një mjedis që u mundëson disa krimeve të trafikimit. Disa zyrtarë policorë, punonjës të Ministrisë së Punës dhe zyrtarë tjerë qeveritarë janë akuzuar ose dënuar për krime të trafikimit, AAK thotë se jo vetëm për popullin e Kosovës, por edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë  është e qartë se kjo Qeveri Anti-Shtetërore po shkakton vuajtje për gratë, vajzat, meshkujt dhe fëmijët kosovarë, të cilët bien viktima të trafikimit me qenie njerëzore.

“E këto lloj krime, sikurse thotë Qeveria Amerikane, po i mundëson korrupsioni qeveritar”, thuhet në reagimin e AAK-së.

AAK ka shtuar se trafikiantët në mënyrë të rritur po përdorin mediat sociale për të rekrutuar viktimat. Fëmijët nga Kosova dhe vendet fqinje janë të detyruar të kërkojnë lëmoshë brenda vendit.

“Gjatë periudhës raportuese, autoritetet kanë identifikuar fëmijë që shfrytëzohen si kërcimtare dhe shoqërim (eskortë), të cilët po ashtu janë viktima të trafikimit seksual.  Trafikantët targetojnë shtetas të Kosovës që t’i detyrojnë për prostitucion dhe punë të detyruar gjithandej Evropës.”, thuhet në fund të reagimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat