Gjuriç kërcënon Kosovën: Beogradi nuk do rrijë duarkryq

Aktuale

Gjuriç kërcënon Kosovën: Beogradi nuk do rrijë duarkryq

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 20:11
Marko Gjuriç

Gjatë një vizite në Bruksel, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka kërcënuar Kosovën. duke pohuar se Serbia është gatshme për dialog, por jo duke dhënë pasurinë e saj.  

Ai ka thënë se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog, por jo e gatshme për t’ia dorëzuar pasurinë e saj Kosovës, duke nënkuptuar se Beogradi nuk do të rrijë duarkryq për “Trepçën”, transmeton “Presheva Jonë”.

“Ai pas rundit të parë të bisedimeve në Bruksel ka thënë se nuk do të bëjë koncesionin katastrofik dhe kompromise të qelbura në dëm të popullit të vet.

“Politika jonë mbetet politikë e dialogut, por kurrë nuk do të jetë politikë e futjes së kokës në zall, bërjes së kompromiseve pa bazë dhe në dëm të popullit serb”, ka thënë Gjuriç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat