Bajram Gecaj thumbon Mimoza Kusari Lilën

Aktuale

Bajram Gecaj thumbon Mimoza Kusari Lilën

Më: 21 tetor 2016 Në ora: 09:29
Bajram Gecaj

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, gjatë një deklarate dhënë për media ka thënë se ajo dhe të tjerët  të cilët janë të mendësisë se njëjtë se kanë mundur të jenë pjesë e cilitdo subjekt politikë. E lidhje me këtë ka reaguar zëvendësministri i Pushtetit Lokal,  Bajram Gecaj.

Gecaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se si duket kanë harruar se Kusari Lila dhe Ilir Deda kanë qenë pjesë e se paku një partie politike.

Postimi i plotë i Gecajt:

Mimoza Kusari – Lila: “Secili prej ne të rinjve që jemi të mendësisë së njëjtë dhe tjerët që i presim, kemi mundur të jemi pjesë e partive. Unë personalisht kam mundur të jem në cilëndo parti aktuale…”

Zonja Kusari-Lila si duket harron që ajo ka qenë pjesë e një partie politike….po edhe bashkëpartiaku i saj i ardhshëm Ilir Deda gjithashtu….e për të tjerët mbetet ta shohim…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat