Porosia e Fadil Lepajës për Bojken Abazin: Mos e ngatërro politikën ditore me ideale të shqiptarëve

Aktuale

Porosia e Fadil Lepajës për Bojken Abazin: Mos e ngatërro politikën ditore me ideale të shqiptarëve

Nga: M. Lakna Më: 21 tetor 2016 Në ora: 10:03
Bojken Abazi

Publicisti Fadil Lepaja, i është kundërpërgjigjur Bojken Abazit nga Lëvizja Vetëvendosje pas deklaratës ofenduese për shqiptarët e Kosovës, ku deklaroi se “Kosova e ka baba Serbinë”.

Lepaja, i ka komentuar Abazit në shkrimin e tij, duke i thënë të të mos e ngatërroj politikën ditore me idealet e shqiptarëve.

“Pasi e kam mik në FB, nuk e pash të arsyeshme të "shahem" nëpër media dhe të e bëjë të madhe një deklaratë koti, të z. Bojken Abazi. Po e hedh edhe këtu komentin tim të cilin e bëra te profili dhe deklarata e tij: "Boiken Abazi, ja ke futur kot or burrë. Po mati fjalët, se nuk je djalë i pa ditur. Kosova është shteti që arritëm të e ndërtojmë, gati 100 vite pasi derdhëm shumë gjak për të ndërtuar atë gjysëm shteti që ti e quan nënë, bashkë me ne. Sa është Shqipëria politike nënë, nënë është edhe Kosova edhe të gjitha viset shqiptare të coptuara. Aq sa për ne është Shqipëria nënë, edhe për ty është Kosova , edhe pjesët e tjera. Koncepti "Nëna Shqipëri" nuk e nënkupton veç Shqipërinë politike, por Shqipërinë "Qysh prej Tivari gjer në Prevezë". Mos e ngatërro politikën ditore, atë për vota me idealet e gjithë shqiptarve ku janë. Respektoje Kosovën aq sa edhe Shqipërinë, dhe mos na nguc në plagë mor burrë, me "baballarë serb" se nuk ta kemi borgj.", ka shkruar Lepaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat