Nishani flet për mundësinë e një lufte për shkak të demarkacionit

Aktuale

Nishani flet për mundësinë e një lufte për shkak të demarkacionit

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 11:56
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka folur për çështjen e përcaktimit të vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Nishani foli edhe për mundësinë e konfliktit, që mund të sillte pikërisht demarkacioni.

“Nuk besoj. Këto janë ide që nuk përkojnë me realitetin. Për fatin e mirë, Ballkani ka tejkaluar luftën. Patjetër që rreziqet mbeten. Por, rreziqet mbeten nga palët e treta, që nuk janë pjesë e rajonit tonë, që tentojnë të ndezin urrejtjen e të shkuares”, thotë Nishani.

Ai më tej foli edhe për atë që kosovarët vazhdojnë të jenë të penalizuar, dhe të mos mund të udhëtojnë pa viza nëpër zonën Shengen.

“E kosnideroj si një padrejtësi vazhdimin e lënies së shqiptarëve të Kosovës, si të vetmit qytetarë europianë në gjithë hapsirën Europiane të izoluar. Nuk mendoj se i shërben zhvillimit, civilizimit, përpjekjeve për integrim kullturor europiuan, lënia e izoluar nga mundësia e realizimit ndoshta të së drejtës më fundamentale të njeriut, që është ajo e lëvizjes së lirë”, tha Nishani.

Deklaratën e Nishanit mund ta gjeni gjatë intervistës, prej minutës 45:53 deri në 46:29:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat