Pesë persona me aftësi të kufizuar morën certifikata në Ministrinë e Drejtësisë

Aktuale

Pesë persona me aftësi të kufizuar morën certifikata në Ministrinë e Drejtësisë

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 12:58
Foto

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Mundësi Profesionale të Personave me Aftësi të Kufizuar, me iniciativë të Zyrës për Qeverisje të mirë pranë Kryeministrisë, në Ministrinë e Drejtësisë, kanë kryer praktikë pesë ditore, pesë persona nga kjo kategori.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, shpërndau certifikatat për pesë personat pjesëmarrës në këtë praktikë, duke i inkurajuar dhe siguruar se edhe në të ardhmen, Ministria do t’i ketë dyert e hapura për këto kategori.

“Përkushtimi dhe kujdesi i institucioneve ndaj personave me nevoja të veçanta, është jo vetëm detyrim ligjor por edhe dëshmi e vullnetit, mundësisë dhe humanizmit tonë”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha duke vënë në pah se këto kategori, do ta kenë përkrahjen e saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat