McAllister: Suksesi i dialogut, esencial për të dyja palët

Aktuale

McAllister: Suksesi i dialogut, esencial për të dyja palët

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 15:07
David McAllister

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAllister, tha se përparimi drejt rrugës së BE-së, si i Beogradit ashtu edhe Prishtinës varet kryesisht mbi progresin e bërë në normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja palëve.

McAllister në pyetjen se si do të vlerësohet përparimi në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës që është  pjesë e Kapitullit 35, në mënyrë të përgjithshme ose  individuale, ai ka thënë se do të arrihet “përparim në të gjitha fushat “, por që do të analizohen në mënyrë individuale se çfarë ka bërë secila palë.

Normalizim i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, shpjegoi ai, do të thotë se të dyja palët duhet të përmbahen në të drejtat dhe detyrimet e tyre dhe se secili nuk duhet t`ia bllokojë rrugën e njëri-tjetrit drejt BE-së.

“Nuk duhet të ndodhë që njëra palë me qëllim ta bllokojë tjetrën. Nëse ky është rast, megjithatë, do të analizohen në mënyrë të detajuar se kush është përgjegjës”, tha McAllister për median.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat