'Bashkimi Kombëtar mund të ndodhë në 3 deri 5 vitet e ardhshme'

Aktuale

'Bashkimi Kombëtar mund të ndodhë në 3 deri 5 vitet e ardhshme'

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 09:28
Gazmend Islami

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, ka thënë se bashkimin kombëtar mund ta realizojnë politikat e djathta.

“Nëse Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë arrin një marrëveshje, ashtu sikurse në Gjermani, bashkimi është shumë i mundshëm prej 3 deri në 5 vjet, nëse në të dy anët kemi qeveri të djathta dhe të ndershme”, ka thënë Islami në emisionin “Kontakt”.

Ai thotë se ringjalljen rreth debatit për kombin po e bëjnë disa analistë modern të cilët siç tha ai me çdo kusht dëshirojnë të bëjnë një shkëputje të historisë së popullit shqiptar, që dëshirojnë të iniciojnë që të krijohet diçka e re siç e quajnë ata komb kosovar, të cilët për të bërë këtë kanë marrë donacione nga shtetet jo mike.

Ndër hapat e parë sipas tij, për bashkim ,  do të duhej të ishin bërja e një kombëtare të përbashkët të futbollit.

Islami ka folur edhe për marrëveshjen e Demarkacionit. Ai thotë se marrëveshja aktuale është e papranueshme dhe se kanë kërkuar që kjo të kthehet në pikën zero.

E, për koalicionin qeverisës thotë se është i panatyrshëm që nga fillimi. Ai thotë se nga ky koalicion më së shumti ka fituar PDK-ja, e ka humbur LDK-ja.

E, për koalicionet e mundshme thotë se përafrimet më të mëdha i kanë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai në këtë emision ka folur edhe për aktivitetet e Ballit Kombëtar Demokrat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat