Deane në Kosovë, takohet me shefen e EULEX-it dhe zëvendëskryeministrin

Aktuale

Deane në Kosovë, takohet me shefen e EULEX-it dhe zëvendëskryeministrin

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 11:13
Pamje nga takimi

Komandanti i operacioneve civile të BE-së Kenneth Deane është duke qëndruar në Kosovë.

Sot ai është takuar me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou dhe zëvendëskryeministrin e Kosovës Hajredin Kuçi ku është  diskutuar lidhur me mandatin e tanishëm të EULEX-it dhe për angazhimet e vazhdueshme për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, Deane e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të EULEX-it me institucionet e Kosovës, duke e theksuar qëllimin e përbashkët për zhvillimin dhe  zbatimin e sundimit të ligjit.

“Jam i lumtur që erdha përsëri në Kosovë, si dhe për mundësinë që t’i vizitoj Pallatin e  Drejtësisë dhe Burgun e Sigurisë së Lartë. EULEX-i do të vazhdojë të ofrojë këshilla për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës në mënyrë që të përforcohen më tej të gjitha agjencitë të cilat e mbështesin zbatimin e ligjit", tha Deane.

Deane do vizitojë Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc si dhe Pallatin e Drejtësisë, me ç’rast do të takohet edhe me kryetarin e Gjykatës Supreme  Fejzullah Hasani.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat