Dega e PDK-së në Skenderaj, nuk pajtohet me vendimine Gjykatës së Apelit

Aktuale

Dega e PDK-së në Skenderaj, nuk pajtohet me vendimine Gjykatës së Apelit

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 20:10
ilustrim

Kryesia e degës së PDK-në në Skenderaj ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme për shkak të situatës së krijuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin Drenica II.

Në këtë mbledhje morën pjesë edhe 7 deputetët e PDK-së në Parlamentin e Kosovës. “Kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj situatën e krijuar e ka vlerësuar si të rëndë dhe vendimin e papritur.  Ky vendim është i padrejtë, i pafaktuar dhe në dëm të udhëheqësve kryesorë të luftës së UÇK-së, gjë që argumenton qëndrimet tona të më hershme se proceset e tilla janë iniciuar për qëllime politike. Vendimi i Gjykatës së Apelit është skandaloz dhe masakër e drejtësisë në Kosovë”, shkruan në deklaratë.

Më tej theksohet se ata  ende nuk kanë marrë ndonjë vendim zyrtar nga Gjykata e Apelit për rastin Drenica I, ku siç dihet është i përfshirë edhe Kryetari i degës së PDK-së dhe Kryetari i Komunë së Skenderajt z. Sami Lushtaku.

“Ne vazhdojmë të shpresojmë se vendimi i Gjykatës për Sami Lushtakun do të jetë i drejtë dhe jemi të sigurt se e drejta është në anën e Sami Lushtakut dhe gjithë luftetarëve të lirisë. Ne nuk do të donim që vendimi për Sami Lushtakun të jetë skandaloz si ai i rastit Drenica II”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat