Abrashi flet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Abrashi flet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Nga: A.M. Më: 25 tetor 2016 Në ora: 22:09
Arban Abrashi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i është gëzuar vendimit të Gjykatës Kushtetues për refuzimin e kërkesës së Listës Serbe për Ligjin për Trepçën dhe Investimet Strategjike.

Abrashi e ka quajtur një lajm të mirë, dhe ka thënë se  është shumë inkurajues për të vazhduar akoma më fuqishëm me reforma në funksion të mirë-menaxhimit të financave publike.

“Gjykata Kushtetuese vendosi për ankesën e deponuar nga ish Ministri Rashiq

Gjykata Kushtetuese vendosi për rastin KO95/16, kundrejt parashtruesit të kërkesës, deponuar nga ish Ministri Rashiq, përmes së cilës kërkohej vlerësimi "kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë" të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2015, të MPMS-së. 

Ky është një lajm i mirë, dhe shumë inkurajues për të vazhduar akoma më fuqishëm me reforma në funksion të mirë-menaxhimit të financave publike, dhe përkrahjen e pensionistëve, qytetarëve të Republikës që i plotësojnë kushtet për skemat respektive. Sa për informacion, me Udhëzimin Administrativ në fjalë, ne përcaktuam procedurën administrative për realizimin e njohjes së të drejtës në pension. 

Gjatë ditëve në vijim, pasi edhe nxjerrim pasqyrat financiare, do të njoftoj publikun se sa milion kemi kursyer vetëm përmes këtij udhëzimi, dhe siç kam cekur edhe më herët, çka do që kursejmë, do të kthehet në pensione e mirëqenie më të lartë për pensionistët tanë”, thuhet në reagimin e Abrashit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat