Donika Gërvalla reagon ashpër pas kalimit të Ramiz Kelmendit në LDK

Aktuale

Donika Gërvalla reagon ashpër pas kalimit të Ramiz Kelmendit në LDK

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 23:17
Donika Gërvalla

Aktivistja e LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër ndaj kalimit të Ramiz Kelmendit në LDK. Gërvalla, Kelmendin e ka quajtur Ramizi i Ramushit apo karta e artë e Hashimit, duke e konsideruar si person të padenjë për LDK-në.

Ja statusi i saj i plotë postuar në Facebook

Ramiz Kelmendi, po po Ramizi i Ramushit dhe karta e artë e Hashimit në zgjedhjet e kaluara i qenka bashkuar LDK-së. 
Kuizi i javës është se në cilën parti në Kosovë nuk ka qenë ende Ramiz Kelmendi?

Ose shtruar ndryshe pyetja: cili prej financuesve dhe aktorëve të terrorit kundër LDK-së nuk mund ta përfaqësojë këtë parti? Kush dhe pse po dëshiron ta tjetërsojë LDK-në deri në atë shkallë sa të mos e njohë më as vetveten? Cilat janë motivet e këtyre njerëzve që nuk lanë derë pa hapur për kundërshtarë të LDK-së? Vallë të jetë vetëm financimi i fushatës zgjedhore, e cila siç pritej, me bekimin e shefit të nëntokës kosovare po vjen më shpejt sesa që e dëshiron shumëkush në LDK? Nuk e besoj.

Jam kureshtare se cilët zëra do të ngrihen. Apo kemi vendosur të bëjnë sehir deri sa ta varrosin krejtësisht LDK-në, më së voni në zgjedhjet e ardhshme? 

Kosova mundet edhe pa LDK-në, por pa të rruga e Kosovës drejt normalitetit politik do të jetë shumë më e gjatë dhe më e vështirë. Dhe asnjë prej spektatorëve dhe servilëve të sotëm të mos na qajë atëherë me lot krokodili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat