Parku Arkeologjik hapet në Ulpianë

Aktuale

Parku Arkeologjik hapet në Ulpianë

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 11:42
Hapet zyrtarisht parku arkeologjik "Ulpiana", në Graçanicë

(E plotësuar) - Në Graçanicë sot është hapur Parku Arkeologjik i quajtur “Ulpiana”.

“Ulpiana” është njëra nga lokalitetit më të vjetra në Kosovë. Në hapjen e Parkut mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ministri i Kulturës Kujtim Shala, kryetari i Graçanicës Vladeta Kostiq dhe ambasadorë tjerë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa,  tha se trashëgimia kulturore është vlerë e secilit qytetar të Kosovës dhe kjo duhet të mbrohet dhe ruhet nga gjithsecili.  

Ai tha se Parku Arkeologjik është një shembull i punës së përbashkët  të projektuar dhe administruar nga Republika e Kosovës.

Mustafa premtoi rritje të buxhetit për zhvillimin e parkut. Hapja e Parkut sipas Mustafës është bërë në ditën e Darkës së Lamës, festë tradicionale që ka lënë ish presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova.

“Në  ditën e Darkës të Lamës të festës tradicionale të Kosovës, të inauguruar zyrtarisht nga presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, po festojmë themelimin e këtij Parku Arkeologjik në qendër të Dardanisë Antike...Vitin e kaluar Ministria e Kulturës, ka rritë buxhetin për trashëgimi kulturore për 23 përqind me kërkesa  konkrete edhe në projekte konkrete. Parku Arkeologjik në Ulpianë është një shembull i punës së përbashkët  i punës së projektuar dhe administruar dhe të kryer mirë nga misionet e Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

Udhëheqësi i projektit “Ulpiana” Milot Berisha, tha se projekti kapital “Ulpiana” është një projekt serioz pasi që sipas tij, janë shpenzuar rreth 700 mijë euro për këtë projekt. Mirëpo, kjo është vetëm faza e parë  e këtij projekti sepse mungon edhe pjesa e paraqitjes për vizitorë ku kërkon infrastrukturë shumë të kushtueshme.

“Kjo është vetëm fillimi sepse pjesa e paraqitjes për vizitorë kërkon infrastrukturë të mirëfilltë,  për shembull duhet të krijohen çatitë speciale që janë shumë të kushtueshme duhet ë krijohen kushtet për vendosjen e qelqit sidomos tek pjesa e mozaikëve  dhe këto kanë kosto tjetër. Ne kemi mbyll pjesën e fazës së parë i kemi edhe dy faza tjera që do të kenë koston shumë më të lartë se ajo që kemi shpenzuar deri tash”, tha Berisha.

 

Hapet zyrtarisht parku arkeologjik "Ulpiana", në Graçanicë

Ndër lokacionet më antike në Kosovë, për të mos thënë i vetmi, qyteti i Ulpianës nga sot u hap zyrtarisht si park arkeologjik.

Në hapësirën prej 2.7 hektarësh, arkeologët për disa vjet me radhë kanë punuar në këtë lokacion, duke mundësuar që të krijohet një ndër vendet më atraktive për vizitorët e pasionuar pas gjetjeve arkeologjike.

Në ceremoninë e hapjes zyrtare të parkut arkeologjik, sot morri pjesë edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i cili tha se trashëgimia duhet të mbrohet dhe ruhet nga gjithsecili.

“Sot jemi në Ulpianë, në qendrën e Dardanisë antike, pikërisht sot në ditën e Darkës së Lamës po e hapim këtë park”, tha Mustafa.

Ai tutje tha se trashëgimia duhet të mbrohet dhe të ruhet ngase është e jona.

Mustafa u kërkoi arkeologëve që ta studiojnë dhe të punojnë për këtë trashëgimi, dhe njëherit ai tha se Qeveria do ta rregullojë këtë fushë të trashëgimisë kulturore, ashtu siç e meriton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat