Fahrudin Radonçiq në gjykimin e Naser Kelmendit

Aktuale

Fahrudin Radonçiq në gjykimin e Naser Kelmendit

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 11:48
Fahrudin Radonçiq

Fahrudin Radonçiq, politikan dhe biznesmen i njohur nga Bosnja e Hercegovina është paraqitur si dëshmitar në gjykimin ndaj Naser Kelmendit, i akuzuar për vrasje dhe një varg veprash që lidhen me trafik narkotikësh.

Radonçiq është paraqitur në sallën e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë, ndonëse seanca është shtyrë për një orë për shkak të mungesës së Kelmendit.

Edhe Radonçiq është duke u gjykuar në Bosnje për pengim të drejtësisë.

Radonçiq i ka mohuar këto pretendime dhe ka mohuar se është përfshirë në rastin Kelmendi.

Ndryshe, Naser Kelmendi akuzohet për tregti me drogë, krim të organizuar, si dhe vrasjen e personit Ramiz Delaliq, shtetas i Bosnjë Hercegovinës.

Kelmendi i lindur në Pejë, aktualisht shtetas i Bosnjë Hercegovinës, është arrestuar më 6 maj, 2013, nga Policia e Kosovës, në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet boshnjake dhe që nga ajo kohë është në paraburgim në Kosovë.

Më 1 qershor, 2012, nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Naser Kelmendi është identifikuar nën Aktin për Bosët e Narkotikëve të Jashtëm si një trafikant i lëndëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat