Zgjedhjet e jashtëzakonshme, fatale për PDK-në

Aktuale

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, fatale për PDK-në

Mimozë Lakna Nga Mimozë Lakna Më 27 tetor 2016 Në ora: 16:30
Ilustrim

“Në këto rrethana, edhe kërkesën e liderit të PDK-së dhe krye kuvendarit Kadri Veselit, e konsideroj broçkull artificiale, sepse zgjedhjet e jashtëzakonshme do të ishin fatale për PDK-n, e cila në zgjedhjet e jashtëzakonshme e ka të sigurtë humbjen e njerëz këpucë, dhe vazhdimin e udhës me një këmbë të zbathur PDK-ja do ta kishte tepër të pakëndshëm”, ka thënë  Skender Zogaj. 

Derisa ende nuk po gjendet zgjidhja për marrëveshjen e Demarkacionit të Kufirit me Malin e zi, ditëve të fundit, nuk kanë munguar  zërat brenda  koalicionit qeveritar se vendi mund të shkoj në zgjedhje.  Ndërkohë, nga opozita deklarojnë se Demarkacioni nuk është shkaku që vendi të shkoj në zgjedhje, ndërsa nga përfaqësuesit e koalicionit qeveritar ka pasur deklarata kundërthënëse lidhur me këtë çështje.   

Kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit Kadri Veseli, ka deklaruar se zgjedhje do të ketë vetëm më 2018, pas deklaratës së më parëshme se mos ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin mund ta qoj vendin në zgjedhje.  

"Zgjedhjet nacionale do të jenë në 2018 dhe në 2017 zgjedhjet lokale, me këtë trend të zhvillimeve në të cilin po shkojmë", ka deklaruar Kadri  Veseli. Në anën tjetër, Shqipe Pantina deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka deklaruar për gazetën “Bota sot”, se  marrëveshja e Demarkacionit tashmë është e rrëzuar më 1 shtator kur Kryeministri nuk e hodhi ne votim sepse, siç ka deklaruar ajo,”ishte i bindur se ajo nuk do të kalonte”.

“Marrëveshja e Demarkacionit dhe ajo e Zajednicës nuk janë tërë këqijat e vetme që kjo Qeveri ia ka sjellë këtij vendi, mungesa e shumë premtuar e vendeve të punës, korrupsioni i cili është vetëm duke shënuar rritje, niveli i lartë i varfërisë dhe shumë të këqija të tjera duhet të marrin fund sa më herët aq më mirë, prandaj është jetike për vendin rënia e kësaj qeverie dhe shkuarja në zgjedhje sa më shpejt që është e mundur”, ka deklaruar Pantina.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat