Presidenti Thaçi dekreton Ligjin për Trepçën

Aktuale

Presidenti Thaçi dekreton Ligjin për Trepçën

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 16:34
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaci ka bërë të ditur se ka dekretuar Ligjin për Trepçën, menjeherë pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli vendimin e saj, të hënën, për gjigantin metalurgjik.

“Sapo nënshkrova Ligjin për Trepçën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne.

Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës.

Minatorëve u jemi përgjithmonë mirënjohës, sepse me punën dhe sakrificën e tyre e mbajtën gjallë këtë gjigant të ekonomisë sonë”, ka njoftuar Thaçi në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat