MSA-ja, vetëm në letër, zbardh dështimet njëvjeçare

Aktuale

MSA-ja, vetëm në letër, zbardh dështimet njëvjeçare

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 2 nëntor 2016 Në ora: 16:07
Ilustrim

Dy nëntori ka shënuar  një vjetorin e  ratifikimit  në Kuvend mbi Projektligjin për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes BE-së dhe Kosovës. Një vit, më parë, nga 87 deputetë sa ishin prezent,  86  prej tyre votuan pro ratifikimit të kësaj marrëveshje, ndërsa deputetët e opozitës patën lëshuar sallën.

Ratifikimi në Kuvend ndodhi, pasi  Kosova dhe Bashkimi Evropian nënshkruan  më 27 tetor  2015 në Strasburg Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke shënuar kësisoj edhe hapin e parë të vendosjes së marrëdhënieve kontraktuale me BE-në.

Marrëveshja e cila u nënshkrua në një ceremoni në Strasburg, përmbylli negociatat për këtë marrëveshje që filluan në tetor të vitit 2013. Por, çfarë ka përfituar Kosova, një vit pas ratifikimit të kësaj marrëvëveshjeje?

Çfarë ka ndodhur me deklaratat entuziaste të politikës? Mjafton t’u kthehemi zhvillimeve politike brenda një viti dhe do të vërejmë që nga nëntori i kaluar e deri më tani, nënshkrimi i dokumentit me Evropën nuk ka ndikuar aspak në krijimin e disa përmasave evropiane në modelin politik e shoqëror vendas.

Trazirat politike, dhuna, gazi lotsjellës, akuzat dhe kundërkuzat, e kanë kthyer Kosovën pas në vite dhe ratifikimi i MSA –së, ka mbetur thjesht në letër.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat