Këto janë figurat e larta që do të ndiqen nga Gjykata Speciale

Aktuale

Këto janë figurat e larta që do të ndiqen nga Gjykata Speciale

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 00:08
Foto ilustrim

Milaim Zeka ka folur për emrat ndaj të cilëve mund të ngrihen aktakuza nga Gjykata Speciale.

Zeka ka thënë se në momentin që do të hapet aktakuza e parë, ai do ta publikojë listën e atyre që mund të gjykohen nga Gjykata Speciale.

Në listën që ai e përmend, dhe e cila, sipas tij, është listë e prokurorisë dhe e nënshkruar nga një prokuror amerikan, përfshihen emra të shumë figurave politike të Kosovës.

Zeka ka thënë në “Komiteti Qendror” se pjesë e listës për t’u ngritur aktakuza ndaj tyre nga Gjykata Speciale janë: Agim Çeku, Azem Syla, Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Daut Haradinaj, Shaip Muja, Ajvaz Berisha dhe Fatmir Limaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat