Thaçi dhe Johnson për vazhdim të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Britanisë

Aktuale

Thaçi dhe Johnson për vazhdim të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Britanisë

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 16:44
Hashim Thaçi, Boris Johnson

Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe Boris Johnson ka qëndruar sot në Kosovë.

Ai  ka zhvilluar një sërë  takimesh me përfaqësues të institucioneve  të Kosovës.

Gjatë takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, kryediplomati britanik, ka shprehur përkrahje për aspiratën e tërë rajonit për anëtarësim në BE.

 “Mbështesim angazhimin për bashkëpunim të mirë ndërfqinjësor në rajon”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi e ka vlerësuar lart vizitën e kryediplomatit britanik dhe mesazhet e tij të dhëna në Kosovë dhe rajon.

 “Rajoni nuk ka destinacion tjetër përveç BE-së. Ne jemi të inkurajuar që të vazhdojmë rrugën e integrimit në NATO dhe BE. Por, jemi të kërcënuar nga vonesa e BE-së, që po i krijon hapësirë të tjerëve të shtrijnë ndikimin në rajon”, ka thënë Thaçi.

 Presidenti Thaçi dhe kryediplomati Johnson kanë biseduar edhe për ndërtimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral në të gjithë sektorët ndërmjet Kosovës dhe Britanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat