Ministrat sërish thirren për raportim

Aktuale

Ministrat sërish thirren për raportim

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 07:55
Kuvendi i Kosovës

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, sot pritet të raportojnë para komisionit për mbikëqyrjen e financave publike.

Përveç këtyre, para këtij komisioni pritet të raportojë edhe drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Idriz Blakaj. Ky i fundit do të raportojë për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2015. Kurse, ministrat lidhur me raportin e Auditimit për vitin 2015.

Ndryshe, ministri i bujqësisë, nuk iu ka përgjigjur ftesës për raportim në mbledhjen e kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat