Vdekja e dyshimtë e Astrit Deharit, në stilin Shikist?

Aktuale

Vdekja e dyshimtë e Astrit Deharit, në stilin Shikist?

Etleva Skonja Nga Etleva Skonja Më 12 nëntor 2016 Në ora: 09:32
Astrit Dehari

Kohë spekulimesh, jo vetëm në politikë, por edhe në rastet tragjike. Mizoria nuk njeh kufi as para vdekjes. Astrit Dehari, u gjet i vdekur ne rrethana të dyshimta, mbremjen e 5 nëntorit 2016, ndërsa organet kompetente që po hetojnë ngjarjen, po tallen me vdekjen e tij.

Madje provat e grumbulluara në vendin e ngjarjes, po shpërndahen sikur të ishin  dhurata, në vend që të ishin të destinuara vetëm për hetime. Policia, Prokuroria, në kërkim të rehabilitimit të vetes së tyre dhe në tentativë për të konfimuar variantin e vetvrasjes së Astrit Deharit, shfaqën në publik, filmime të përgjysmuara, të cilat shokuan dhe terrorizuan mbarë opinionin publik në Kosovë dhe jo vetëm familjen Dehari. 

Në fakt, që nga minuta e parë kur është dhënë varianti i parë për vdekjen e Astrit Deharit dhe deri më tani, gjithcka, duket si një skenar mafioz i mirëpërgatitur, që të risjell në vëmendje, rastet për të cilat, më herët  gishti është drejtuar nga SHIK –u. Vdekja e dyshimtë në institucionin e shtetit, zvarritjet për zbardhjen  e rastit, dhënia e filmimeve  të përgjysmuara të kamerave të burgut, mediava të caktuara, tregojnë se ka përpjekje për manipulim të situatës.  Thënë, ndryshe, pak a shumë kemi të bëjmë me një rast që dyshohet të jetë prodhuar nga varianti Shikist. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat